Ndeshja e tretë që Lionel Messi nuk luan me Kombëtaret dhe Argjentina thyhet në shtëpinë e vet. Humbje minimale por për Argjentinën ishte tronditëse të dilte më kokën ulur nga fusha në ndeshjen e Paraguain e vlefshme për kualifikueset për botërorin “Rusi 2018”.

Humbja 1-0, vë seriozisht në diskutim renditjen mes 4 skuadrave më të mira të Amerikës së Jugut, që kualifikohen direkt për në botëror. Paraguai shënoi me Gonzalez në minutën e 18. Argjentina vendase nuk mundi të kthejë rezultatin edhe pse iu akordua një 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë. Aguerro ishte i pasaktë.

Brazili mori kryesimin pasi mposhtu 0-2 Venezuelën. Gabriel Jesus i dha avantazhin “Selecaos” që në minutën e tetë, ndërsa golin që vulosi suksesin e brazilianëve e realizoi Willian në fillim të pjesës së dytë. Në kualifikueset e botërorit për Amerikën latine Kili mposhti 2-1 Perunë dhe është vetëm 2 pikë larg Argjentinës./TV KLAN