Lionel Messi nuk arriti të udhëheqë Argjentinën drejt fitores në ndeshjen e parë të botërorit që përfundoi në barazim 1 – 1. Gabimi në goditjen e penalltisë i kushtoi shumë aq sa gazeta argjentinase “Ole” me lojën e fjalëve; Krizlanda.

Messi u bllokua më së miri nga kundërshtarët, duke i lënë shumë pak hapësirë në zonë. Portieri i Islandës, Hannes Halldorsson sqaroi se si ia arriti qëllimit.

“Unë e ka studiuar Messi dhe e di që mund të ndodhte. U përpoqa të hyja në kokën e tij”

– tha heroi i islandezëve. Lionel Messi nuk është kursyer edhe nga rrjetet sociale me fotomontazhet. Gjithësesi Messi është justifikuar nga ish-futbollisti argjentinas Hernan Crespo, i cili thotë se sulmuesi i Barcelona nuk është Maradona që të fitojë i vetëm.

Lionel Messi ka gabuar 4 penallti me përfaqësuesen nga 19 raste, që është rreth 20%. Argjentinasi edhe pse ka luajtur deri më tani 16 ndeshje në finalet të Kupës së Botës, ka shënuar vetëm 5 gola.

Tv  Klan