Arrestohen grabitësit e vilave



Arrestohen grabitësit e vilave

09:01 13/04/2021

U kapën pasi vodhën një vilë te Liqeni i Thatë, me 20 mijë euro dhe me lëndë narkotike

Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, Dajvid Dosti u ndaluan pas grabitjes së një shumë të konsiderueshme eurosh, bizhuterish dhe sendesh të tjera me vlerë. Sipas policisë banesa ishte piketuar disa ditë më parë, ku hajdutët siguruan informacione se brenda shtëpisë ka shuma parash dhe bizhuteri, dhe më pas organizuan e kryen vjedhjen.

Anëtarët e grupit kriminal me precedent të mëparshëm penal janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së një banese në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u grabitën para dhe një automjet.

Pas arrestimit në flagrancë, policia ka sekuestruar armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, telefona celular dhe prova të tjera materiale.

Grupi prej 5 personash dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të bashkimit evropian. Pala shqiptare po bashkëpunon me disa vende të BE-së për të dokumentuar aktivitetin kriminal.

38-vjeçari Dorjan Lamani njihet ndryshe dhe me emrin Hektor Qirjazi. Ai ndodhet në kërkim nga autoritetet greke të cilat e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale, vrasje të mbetur në tentativë apo vjedhje.

Klan News







Të ngjashme