Karabinierët e Torinos kanë arrestuar 3 kosovarë, të cilët akuzohen se në Mars të këtij viti, vodhën vilën e presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Në pranga ranë Femi Makolli 48 vjeç, Sedat Kurda 50 vjeç dhe Fljorim Rexhepi 41 vjeç. Tre grabitësit akuzohen edhe për 9 vjedhje të tjera banesash.

Banda e kosovarëve natën e Pashkëve, kishin zbrazur vilën ku presidenti i Juventusit jeton bashkë me të ëmën, Allegra Agnellin, vejushën e avokat Agnellit, presidentit historik të klubit torinez.

Ata kishin vjedhur sende të çmuara me një vlerë totale që i kalonte 10 milionë euro.

Të tre persona me precedentë të shumë penalë, kosovarët ishin kthyer në makthin e pasanikëve në Veriun e Italisë. Ata kishin rënë në sy të policisë prej orave të shtrenjta, që mbanin në duar.

Mediat italiane shkruajnë se në verë banda kishte planifikuar të grabiste disa vila në Zvicër dhe Spanjë.

Prokurorët italianë po hetojnë për bashkëpunëtorë të mundshëm që kanë ndihmuar kosovarët të kryejnë serinë e gjatë të vjedhjeve shumëmilionëshe. /

Tv Klan