Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Perëndimorët i kanë thënë “Jo” referendumit për Kosovën. Maratona e takimeve, në mbledhjet e Këshillit Tranzitor për këtë çështje, duket se nuk kanë sjellë rezultate. Krerët e Këshillit të Sigurimit, e kanë parë të arsyeshme, që kosovarët të mos kenë të drejtën e referendumit dhe pas periudhës tranzitore.

Prishtina zyrtare ka mbetur e zhgënjyer nga ky lajm. Për ta, dëshira e njerëzve duhet respektuar. Sipas sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës Krasniqi, nuk është në interes të askujt që dokumenti të mos mbështetet nga shqiptarët.

Jakup Krasniqi:- “Nuk do të ishte në interesin as të komunitetit ndërkombëtar të UMNIK-ut që është këtu, që një dokument të aprovohet pa dokumentin dhe dëshirën e popullit të Kosovës”.

E njëjta çështje, ka prekur jo pak dhe opinionin publik në Kosovë. Sipas tyre, kosovarët duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes. Megjithatë gjithçka është vendosur dhe zëri i liderëve politik të Kosovës, nuk duhet të jetë aq i fortë sa të ndryshojë gjërat./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori