Sipas Institutit të Shëndetit Publik në vitin 2023 janë evidentuar 744 raste me kancer të gjirit, shifër e cila ka ardhur në rritje vit pas viti.

Alban Ylli, Specialist në ISHP: Nëse në 2023 kemi kapur 744 raste të reja, numri më i lartë i rasteve që kemi kapur në Shqipëri ka qenë rreth 720. Në shumicën e viteve kemi qenë rreth 700 dhe në vitet 2015 kemi qenë rreth 600-650 raste të reja të hasura cdo vit.

Risku më i lartë për prekjen nga kanceri i gjirit theksojnë specialistët është ai në zonat urbane se sa në ato rurale.

Alban Ylli, Specialist në ISHP: Është e dukshme, e qëndrueshme dhe e padiskutueshme është dallimi fshat qytet. Ruisku në zonat urbane të Shqipërisë është disa herë më e lartë se në zonat rurale që edhe kjo ëhstë në grimcë tjetër në atë mozaikun e pamjes globale të këtij kanceri. Risk më të lartë kemi pasur në Berat, Fier ndërkohë që dy vitet e fundit kemi pasur në Korrcë dhe në Elbasan.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i grave që e kanë humbur betejën me jetën nga kjo sëmundje në 2023 ishte 226, edhe pse këto shifra janë të qëndrueshme vitet e fundit.

Klan News