Breshëria e raketave hakmarrëse iraniane ndaj Izraelit ka shkaktuar një valë kërcënimesh të ndërsjellta mes Tel Avivit dhe Teheranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kërcënoi Iranin se do ta paguajë shtrenjtë gabimin që bëri mbrëjen e të martës.

Përgjigjen ia dha shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë iraniane Mohamed Bageri, i cili i bëri thirrje Izraelit të mos ndërmarrë asnjë hap që cënon integritetin territorial të Iranit, pasi kundërpërgjigjia do të jetë shumë herë më e rëndë se ajo e të martës. Bagheri tha se sulmi ishte i planifikuar me detaje që të mos prekej asnjë objektiv civil në Izrael.

90% e 180 raketave të hedhura nga Irani u shkatërruan në ajër nga sistemi anti-ajror izraelit “Mburoja e Hekurt”.

Disa prej tyre ranë pranë zonave të banuara, si rasti që është filmuar nga një banor i Tel Avivit.

Nuk dihet se çfarë dëmesh i shkaktuan Izraelit apo trupave amerikane në zonë që ndihmuan në kapjen e një pjesë te mëdhe të tyre, raketat që arritën objektivat.

Në Bregun Perëndimor, një person humbi jetën nga mbetjet e raketave iraniane të shkatërruara në ajër.

Në mediat ndërkombëtare njoftojnë se për të parën herë iranianët përdorën raketën hipersonike Fatah-1 që arrin një shpejtësi deri 6100 kilometra në orë, e pakapshme nga sistemet anti-ajrore.

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin iranian, ndërsa tha se Uashingtoni do të mbështesë Izraelin me kundërpërgjigjen.

Në Teheran dhe kryeqendra të tjera të Lindjes së Mesme, mijëra banorë dolën për të festuar në mbështetje të sulmit iranian.

Tv Klan