Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër” janë asgjësuar me anë të djegies 60 bimë narkotike kanabis, që ishin mbjellë në fshatin Lajthizë të Mirditës.

Gjithashtu është identifikuar autori i dyshuar i kultivimit të tyre, 26-vjeçari me iniciale A.Ll., banues në Lezhë, i cili është shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Lajthizë dhe specialistin e pyjeve të zonës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al