Atalanta merr goditje të rëndë për sezonin 2024-2025. Sulmuesi Gianluca Scamacca ka mbyllur praktikisht vitin aktual, pasi ka pësuar dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Këputje e ligamenteve ishte fraktura e dalë nga testet mjekësore të kryera pas miqësores kundër Parmës. Scamaca nuk i shpëton ndërhyrjes kirurgjikale, me qëndrimin jashtë fushave të lojës që përllogaritet nga 5 deri në 6 muaj.

Numri 9-të i Atalantës u largua me paterica nga stadiumi Tardini, për të shtuar dhimbjet e kokës për trajnerin, Gasperini.

Viti 2024 ka përfunduar tashmë për sulmuesin italian, që mund të rikthehet në fushë pas vitit të ri. Atalanta humbet Scamacan për finalen e Superkupës Europiane me Real Madrid, por edhe fazën e parë të kampionatit dhe ndeshjet e grupeve të Champions League që këtë sezon me formatin e ri do të përfundojë në janar.

Prandaj duhet të përjashtohet edhe prania e tij për Superkupën e Italisë, në të cilën Atalanta do të sfidojë Interin në gjysmëfinale më 2 janar në Arabinë Saudite.

Klan News