Një uniformë shumë e ndryshme nga të mëparshmet, e cila distancohet ndjeshëm nga tradita. Risia është e madhe dhe është në anën e majtë të bluzës dhe pantallonave të shkurtra, me vijat që shkojnë nga vertikali klasik në të zhdrejtë dhe krijojnë një efekt kontrasti.

Krahasuar me atë që ndodh zakonisht, Scudetto nuk është në mes, por në anën e majtë ndërsa në qendër të fanellës ndodhet stema. Jaka në formë V është dyngjyrëshe dhe ndahet mes blusë dhe të zezës.

Një këmishë që mund t’ju pëlqejë ose jo, por që me siguri do të shkaktojë diskutim. Klubi dëshironte ta prezantonte me stil: Së fundmi, iniciativa e kampionëve të Italisë është e bukur, pasi ata do të shpërblejnë 20 tifozët e parë që do të blejnë një fanellë në Inter Store Castello midis 23 dhe 26 korrikut me një tatuazh.

Por çfarë tatuazhi? Vetëkuptohet, dy yjet. Uniforma e re do të debutojë në fushë me 27 korrik në miqësoren kundër Las Palmas.

Tv Klan