Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku njofton se janë regjistruar vetëm 10 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.231 mostrave.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 13 persona janë shëruar ndërkohë 323 persona janë ende duke luftuar me virusin vdekjeprurës në banesë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit që prej fillimit të pandemisë në Mars të vitit 2020 dhe kanë humbur jetën 2.982 persona.

Në mars të këtij viti Kosova ka filluar edhe vaksinimin masiv dhe janë bërë mbi 1.6 milionë doza të vaksinës./tvklan.al