Asnjë produkt nga SHBA dhe BE nuk do të hyjë në Rusi

Asnjë produkt nga SHBA dhe BE nuk do të hyjë në Rusi

22:16 06/08/2014 prduktetShumë shpejt, asnjë produkt bujqësor nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian nuk do të hyjë më në tregun rus.

Autoriteti mbikqyrës bujqësor në Moskë ka nisur përpilimin e një liste me produktet bujqësore të importuara nga këto vende, të cilat nuk do të vendosen më në raftet e supermarketeve ruse.

Në krye të listët janë frutat dhe perimet amerikane dhe europiane. Në të pritet të përfshihen edhe nënproduktet e qumështit dhe bulmeti, si qumështi pluhur, gjalpi dhe djathi.

Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e autoritetit rus të mbiqkyrjes bujqësore thonë se lista e produkteve të ndaluara do të zgjerohet dhe do të përfshijë shumë prodhime të tjera ushqimore.

Ky autoritet u vu në lëvizje menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin dekretoi vendosjen e sanksioneve ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndaluar importin e produkteve bujqësore.

Vendimi ishte paralajmëruar ditë më parë dhe vjen si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që perëndimi i ka vënë Rusisë për përkrahjen që Moska u jep rebelëve anti-qeveritar dhe veçanërisht pas aneksimit të Krimesë.

Siç shkruhet në dekretin e publikuar në faqen e presidencës ruse, “Dekreti për masat ndëshkuese ngrihet mbi bazën e interesave kombëtare të Rusisë”.

Dëmi ekonomik, kryesisht për vendet e Europës lindore pritet të jetë jo pak i vogël. Në total, importet nga Bashkimi Europian arrijnë në 2 mld euro në vit dhe 1 mld euro nga Shtetet e Bashkuara.

 

TV KLAN



Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi