Sportistët në Francë kërcejnë disa metra për të fikur dritat e dyqaneve të shtrenjta në Paris

Aftësitë e sportistëve urbane në France të njohur si “parkour”, kthehen në dobi të shoqërisë. Të njohur si atletët e rrugës ata po fikin dritat e dyqaneve më të shtrenjta në Paris që rrinë ndezur gjatë natës.

Ata kërcejnë mbi muret e ndërtesave dhe stakojnë çelësat e sigurisë së dyqaneve për të dhënë kontributin e tyre në kursimin e energjisë për shkak të krizës që ka prekur Botën.

Videot e tyre, tregojnë se ngjajnë me Spiderman-in që ngjiten pas fasadave prej guri dhe skajeve të ballkoneve.  Këto operacione të ashtuquajtura Lights Off janë bërë shumë popullore  në muajt e fundit në mediat sociale.

“Secili mund të kontribuojë në mënyrën e vet” për të kursyer energji, tha Kevin Ha, udhëheqësi i grupit “On The Spot Parkour” me bazë në Paris, me rreth 20 anëtarë. “Ne, aftësitë tona fizike i përdorim për mirë.”

Ata kërkojnë çelësat e vegjël të urgjencës të instaluar jashtë vitrinave të dyqaneve, zakonisht rreth nëntë deri në 13 metra të lartë. Shumicën e kohës këta çelësa kontrollojnë vetëm tabelat e jashtme, që do të thotë se grupi nuk mund të shuajë ekranet e dritareve që janë në brendësinë e dyqaneve.

Klan News