Lejohen të hyjnë në vend qytetarët australiane dhe të afërmit e tyre të vaksinuar

 “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison duke njoftuar heqjen e disa kufizimeve. Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga Nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar dhe të të afërmve të tyre.

Që nga Marsi i vitit 2020, nuk lejohej të hynin qytetarë apo të dilnin jashtë Australisë.

Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80% të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit.

Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna ose vizita e një të afërmi të sëmurë.

Hyrja lejohet për qytetarët australianë dhe të tjerët me përjashtime, por edhe numri i njerëzve që arrijnë atje ka kufizime.

Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra persona të bllokohen jashtë shtetit.

Udhëtimi për shtetasit e huaj nuk do të hapet menjëherë, por Qeveria tha se po punon për “mirëpritjen e turistëve përsëri”.

Masat kufizuese e kanë ndihmuar Australinë që të parandalojë shpërthimet masive të koronavirusit megjithëse për disa australiane kjo do të thoshte edhe ndarjen me familjaret e tyre.

Klan News