7 persona kanë mbetur të plagosur, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes

Një avion luftarak F-35 i ushtrisë amerikane është rrëzuar në kuvertën e një aeroplanmbajtëse në detin e Kinës jugore.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona. Piloti ishte duke kryer operacione rutinë fluturimi kur ndodhi përplasja. Mësohet se ai është hedhur në mënyrë të sigurt dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Tre marinarë amerikanë u dërguan për trajtim mjekësor në Manila të Filipineve, thuhet në deklaratën e marinës, duke shtuar se katër u trajtuan nga personeli mjekësor në bord.

Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, por hetimet po vijojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi përplasjen. Rrëzimi i avionit ushtarak në detin e Kinës jugore është i dyti për këtë vit për marinën amerikane.

Më parë , Kina ka dërguar në këtë zonë 39 avionë luftarakë, duke rritur përsëri tensionet me Tajvanin. SHBA kërkon të forcojë  praninë e saj pranë Tajvanit pasi Kina ka pushtuar hapësirën ajrore të ishullit. 

Klan News