“Përdor dinamit 200 metra larg banesave”

Janë të shumta rastet që Ministria e Mjedisit ka zbuluar dhe ka gjobitur gurore ilegale në vend,  pasi nuk respektonin asnjë kriter dhe shpesh dëmtonin mjedisin, ekosistemin, apo rrezikonin jetët e banorëve. Por ka sërish raste kur guroret e paligjshme vazhdojnë punën.

I tillë është ky rast në fshatin Qinam pranë Kamzës. Banorët e zonës kanë filmuar vetë pamjet kur përdoret dinamiti në një gurore, vetëm 200 metër larg banesave.

Banorët bëjnë apel që të merren masa dhe të mos lejohen këto gurore pasi shpesh kanë frikë nga lënda plasëse. Këto gurore shpesh u fshihen autoriteteve dhe aktivitetin e kryejnë në mënyrë të fshehtë.

Në vend janë mbyllur me dhjetëra gurore të tilla që shkelin çdo rregull mjedisor, prandaj disa zgjedhin zona rurale për të vijuar aktivitetin e paligjshëm dhe në mënyrë të fshehtë.

Tv Klan