Banorët e Unazës së Re në kryeqytet janë përplasur me forcat e policisë në rrugën përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, të cilët tentuan të kalonin kordonin e tyre.

Ata kërkojnë të kalojnë për të shkuar drejt Parlamentit ku zhvillohet protesta e opozitës. Por, forcat e policisë ishin vendosur në rrugën hyrëse të pedonales për të mos lejuar kalimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.

Së bashku me banorët e Unazës së Re që tentuan të kalonin kordonin e policisë, është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

/tvklan.al