Barcelona kalon edhe Atletico Madrid, duke parë më pranë titullin kampion. Fitore 1 – 0 me kundërshtarin kryesor në këtë kampionat që e çon në 8 pikë diferencën.

Ndeshja kryesore e javës së 27 në La Liga ishte me shumë raste. Oblak rezistoi deri në minutën e 26’, duke ndalur goditjet e Iniesta, Messi e Suarez. Portieri i Atleticos nuk mundi të bënte shumë në goditjen e dënimit të argjentinasit. Një supergol i Lionel Messit që rezultoi vendimtar.

Përpjekjet e madrilenëve në pjesën e dytë nuk sollën ndryshim të rezultatit, ndërsa mbrojtja u tregua më e vëmendshme me Messi.

Levante e Sadiku barazoi 1 – 1 me Espanyol. Sulmuesi shqiptar luajti në pjesën e parë, ndërsa gjatë një dyluftimi me portierin Diego Lopez mbeti i dëmtuar ky i fundit.

Tv Klan