Basha-Berishës: Po përhap lajme të rreme, asnjë trillim dhe mashtrim nuk ta zgjidh hallin



Basha-Berishës: Po përhap lajme të rreme, asnjë trillim dhe mashtrim nuk ta zgjidh hallin

18:28 01/12/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas foltores së Sali Berishës në Tropojë. Basha tha se ish-kryeministri po përhap lajme të rreme për të poshtëruar demokratët pasi e di që ata po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, tha Basha.

Më herët Berisha u shpreh se kreu i PD-së gjatë ditëve të fundit po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin Rama./tvklan.al








Të ngjashme