“Nuk i njoh personat në Ballkon. Dhunën e nxiti Berisha”

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë radha e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës ku dha dëshminë e tij për dhunën në protestën e 8 janarit në selinë blu. Basha qëndroi përballë prokurorit Elio Mazreku për afro 2 orë, ndërsa në dalje akuzoi Berishën si organizatorin e dhunës në Protestë.

Për blindimin e dyerve të PD-së, Basha se u bë për të shmangur gjakderdhjen.  Por kreu i PD-së nuk pati një përgjigje konkrete për personat që dolën në katin e dytë të Selisë dhe goditën protestues që hipën nëpërmjet shkallëve.

Nuk i kurseu akuzat as për kryeministrin Rama për të cilin tha se është në krah të Berishës. I konsideroi akuzat për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në truallin e selisë si gënjeshtër.

Në prokurori u paraqit edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Për 3 orë ai u pyet për situatat e krijuara gjatë protestës së 8 janarit, ndërsa për mediat tha se kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan