Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale pas tërmetit të fuqishëm që u regjistrua ditën e sotme në detin Egje. Kreu i PD-së thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me Turqinë dhe Greqinë.

“Jam i trishtuar rreth viktimave nga tërmeti shkatërrues i ditës së sotme në Turqi dhe Greqi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që kanë humbur jetën dhe me familjet e tyre. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me dy fqinjët dhe aleatët tanë”, thotë Basha.

Turqia dhe Greqia janë dy vendet e prekura nga lëkundjet me magnitudë 7 të shkallës Rihter, ku raportohet edhe për viktima./tvklan.al