Policia Kufitare gjatë kësaj jave ka bllokuar 18 mjete lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Ksamili në Koman. Sipas informacioneve të policisë janë bllokuar 11 het ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë që kishte të instaluar motor uji.

11 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike, e cila kishte të instaluar motor uji, është bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë. 6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve,” njofton   Policia Kufitare.

Ndërkaq drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese krahas bllokimit të mjetet janë gjobitur me rreth 100 mijë lekë, për mospajisje me licencën e operatorit turistik apo edhe për mungesë dokumentacioni.

“Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë,” thuhet më tej në njoftimin e policisë./tvklan.al