Bashkia e Tiranës do të mbështesë me bursa studentët të Kolegjit të Europës. Gjatë bashkëbisedimit me studentët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se mbështetjen që po jep bashkia,  të rinjtë në të ardhmen do e shpërblejnë duke punuar më shumë për kryeqytetin.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës: Ky është një investim për Bashkinë e Tiranës, qytetin, komuniteti ynë beson se duke paguar këtë shumë 27 mijë euro për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca që do i rikthehen qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre dhe me pasionin e tyre

Veliaj thotë se studentët kanë tashmë të siguruar edhe akomodimin në mjediset e “Qytetit Studenti”.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës: Më vjen mirë që kampusi qendror të “Godina Liria” është gati. Hapësira ku do të jetoni që është “Qyteti Studenti” sidomos konvikti që është i posaçëm, pas investimit që kemi bërë me KFV-në është ndoshta nju nga konviktet që as kampuset e tjera në Brushe dhe në Poloni nuk e kanë.

Krahas mbështetjes me bursa, kryebashkiaku i Tiranës tha se në përfundim të studimeve, Bashkia është e gatshme që t’i bëjë të rinjtë pjesë e stafit të saj.

Klan News