Bajerni i Mynihut pati një ndalesë në fushën e tij në përballjen e javës së dhjetë të Bundesligës. Skuadra e Ançelotit barazoi 1 – 1 me Hofenhajmin.

Bavarezët fillimisht pësuan gol. Pavarësisht rasteve të skuadrës vendase barazimi u përcaktua nga një autgol. Me këtë barazim, Bajerni i jep mundësinë Lajmcigut të barazohet me pikë, pro më parë duhet të zhvillojë të dielën takimin me Mainzin.

Borusia e Dortmundit është rikthyer te fitorja pas disa barazimeve radhazi duke mundur Hamburgun me rezultatin 5 – 2.

Tv Klan