Artistët vendosën ta publikonin këngën e plotë pas suksesit në Tik Tok

Ka kaluar shumë kohë nga bashkëpunimi i fundit i David Guetta dhe Bebe Rexhës e që gjithmonë kanë rezultuar një sukses i vërtetë.

Por dyshja së fundmi kanë sjellë hitin e tyre më të ri “I’m Good”.

Edhe pse puna për realizimin e këngës nisi mbi 5 vjet më parë, suksesi i fundit në aplikacionin e mediave sociale Tik Tok ka bërë që kënga me artisten me origjinë shqiptare të publikohet e plotë.

Nuk e kam idenë se si arriti në TikTok, por më pëlqen!“, mësohet të ketë thënë Rexha.

Kënga e artistes vjen pas publikimit të këngës “Break My Heart Myself” me Itzy. Ajo gjithashtu bashkëpunoi me DJ e njohur vitin e kaluar për hitin “Family “, ku u shfaqën edhe artistët e njohur Ty Dolla $ign dhe A Boogie wit da Hoodie.

DJ Guetta, ndërkohë ka shfrytëzuar dashurinë e audiencës për këngët e vjetra në publikimet e fundit duke i risjellë ato remix si kënga “Satisfaction” e Benny Benassi në fillim të këtij viti.

Klan News