“Nëse ke një plan do të kesh dhe një suport”,  kështu është shprehur gjatë fjalimit të tij 90 sekonda Sokol Fuga. I ftuar për herë të parë në studion e “Rudina” në Tv Klan ai zgjodhi që fjalimi i tij t’u adresohet të gjithë të rinjve, për t’u dhënë kurajë dhe mbështetje.

Për Sokol Fugën jeta duhet të shijohet në çdo moment të saj dhe asnjeri, aq më tepër të rinjtë nuk duhet të dorëzohen për të finalizuar qëllimet e tyre pavarësisht kushteve, mundësive apo rrethanave.

Sokol Fuga: Normalisht u drejtohem dhe adresohem të rinjve. Për mua gjithçka është një jetë për t’u shijuar, është një jetë që duhet provuar në çdo dimension të saj, është një jetë e cila duhet të përfshijë dhe të përmbajë kreativitet pa limit, ku vlerat shpirtërore duhet të dalin mbi ato vlera që janë materiale, të cilat detyrimisht ti kur i ke të larta ato shpirtërore vijnë dhe ato material.

Patjetër që do u bëj një thirrje brezit të ri që të japin sa më shumë nga vetja e tyre në këtë moment. Në fund të fundit Shqipëria ka shumë nevojë dhje që nga ana tjetër ajo që unë e mendoj është që bëni një plan të jetës suaj, gjithmonë një plan, kush ka një plan ka një support, pastaj gjithçka tjetër do të vijë në vazhdimësi dhe në një mënyrë krejt të natyrshme.

E them dhe nga eksperienca ime, detyrimisht që nuk kam planifikuar çdo pjesë, por kam shijuar çdo pjesë të jetës sime dhe kjo është ajo që ua them edhe fëmijëve të mi, që të gëzojnë këtë jetë./tvklan.al