Dinamo City triumfoi me përmbysje ndaj Vllaznisë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Një ndeshje me dy tablo, ku në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan. Pjesa e parë foli e gjitha për Vllazninë, që e mbylli në avantazh minimal, falë golit të shënuar nga Eslit Sala në minutën e 28-të, pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit.

Fraksioni i dytë i lojës, foli i gjithi për dinamovitët, që luajtën me një lojtar më shumë pasi Sala u ndëshkua me karton të kuq te Vllaznia në minutën e 51-të.

Skuadra e Dajës përfitoi nga epërsia numerike dhe u hodh totalisht në sulm, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 79-të me Itodo Mandelën.

Në minutën e 95-të, Dejvi Bregu shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Dinamon. Sulmuesi përfitoi nga një top i hedhur në zonë, për ta ndalur në rrjetë.

Me këtë fitore, Dinamon ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e para me 13 pikë. /tvklan.al