Me kravatë të kuqe dhe më i motivuar se kurrë! Kreu i demokratëve Sali Berisha është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme, atje ku do të ballafaqohet me hetuesit për çështjen e kompleksit “Partizani”.


Ai u tha gazetarëve se deklaratën e tij të plotë do e bëjë para SPAK, ndërsa theksoi se është i sigurt për fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

“Jam më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigjjie këtij zotërisë, për fitore dhe për të gjitha!

Procesin gjyqësor ndaj tij, e cilësoi “një trillim fund e krye të Edi Ramës”.

“Pres një vendim politik të Edi Ramës. Ai ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim. Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është partia politike më sovrane. Ne do rikthejmë votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës”, përfundoi Berisha.

Ndërkohë një numër i konsiderueshëm simpatizantësh janë mbledhur para institucionit të drejtësisë duke brohoritur “O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do!”

/tvklan.al