Kryeministri Edi Rama parashikon se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Partia Demokratike do të pësojë rënie në numrin e mandateve.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryesocialisti Rama lëshoi një valë kritikash ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike.

Por bazuar në projeksionet që vetë socialistët bëjnë, Kryeministri Rama deklaroi se Partia Demokratike në zgjedhjet 2025 do të marrë më pak mandate se në zgjedhjet e vitit 2025.

“Në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja zor se do marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës të saj”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al