Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të enjte që të marrë fund atë që e quajti strategji paniku dhe terror. Sipas ish-kreut të qeverisë, kryeministri Edi Rama është duke bërë një krim të shëmtuar pasi po ndjell panik.

Sipas Berishës, i cili duke qenë edhe studiues i stresit, kjo do të lerë pasoja shumë të rënda tek fëmijët, të sëmurët etj.

“Kërkoj në mënyrë të sinqertë që të marrë fund strategjia e panikut dhe terrorit. E vetmja që e lidh Sali Berishën si mjekë në këtë epidemi, mua nuk më ikën stresi. Unë kam qenë studiues apasionant i stresit. Ndjellja e panikut që bën i ngujuari i Surrelit është një krim i shëmtuar. Stresi që krijohet krijon ndryshime shumë të thella biologjike hormonale të cilat mund të kenë pasoja shumë të rënda tek fëmijët, tek të sëmurët, njerëzit me probleme të shëndetit mendor etj etj. Ju e shihni që nuk ka asnjë lider që të postojë grumbuj arkivolesh, ditë kiametesh”, tha Berisha.

Sali Berisha ndër të tjera tha gjatë emisionit “Opinion” se qeveria humbi fazën e artë për të dominuar virusin korona.   

“Akti i parë që duhet të bënim është që çdo njeri që do të vinte, do ta regjistronim dhe ta çonim në karantinë ose të mbyllnim kufijtë me banorët e atyre zonave. Ajo fazë që ishte faza e artë, për ta administruar dhe dominuar epideminë iku me zero masa”, tha Berisha./tvklan.al