Banorët e fshatit Bajkaj: Po na shkatërron ajrin dhe të gjithë mjedisin

Është tensionuar dhe ka arritur në përplasje fizike situata në Bajkaj të Delvinës, mes banorëve të fshatit dhe përfaqësuesve të firmës që kanë marrë përsipër të hapin guroren në këtë zonë.

Banorët kanë nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që gurorja mos hapet në fshatin e tyre. Ata thanë se nuk ishin lajmëruar për dëgjesën publike.

Gurorja është planifikuar të hapet në një ish- zonë ushtarake 96 mijë metër katrorë në Qafën e Breshërit. Banorët pretendojnë se gurorja e re do të sjellë shkatërrim të natyrës dhe ndotje të mjedisit.

Aty ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, e cila është munduar të qetësuar situatën, por pa rezultat, ndaj është dashur edhe  ndërhyrja e policisë.

Klan Plus