Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme edhe pse ende nuk është vendosur një datë zyrtare.

Ky takim vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve të shumta, duke përfshirë teknologjinë , tregtinë, Tajvani dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis vendeve tona,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi raportet e takimit mes XI dhe Biden, por thotë se ka “një marrëveshje në parim” për një takim virtual “para fundit të vitit”.

Muajin e kaluar burime për Reuters tha  se duke pasur parasysh kufizimet e brendshme të Kinës për COVID-19 dhe hezitimin e Xi për të udhëtuar, Uashingtoni po planifikonte të realizonte një video-konferencë në nëntor.

Klan News