Në Doha do të mbahen bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synojnë të arrijnë një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe dhënies fund të konfiktit të nisur që nga tetori i vitit të kaluar ku deri me tani ka shkaktuar mbi 40 mijë viktima në Gaza.

Izraeli ka paraqitur listën me emrat e 33 pengjeve që Hamasi duhet të lirojë, në mënyrë që një armëpushim i ri të hyjë në fuqi së shpejti. Ndërsa Hamasi nuk merr pjesë, pasi kushti kryesor është tërheqja e ushtrisë izraelite nga i gjithë territori i Rripit të Gazës e pranimi i planit të presidentit Biden.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksojnë se bisedimet mbahet si në formatin e shkuar, duke nënkuptuar se Hamasi do të jetë pjesë e negociatave në mënyrë indirekte. Departamenti Amerikan i shtetit bëri të ditur se bisedimet mund të vijojnë edhe të premten.

Shpresat për një armëpushim në Rripin e Gazës tashmë varen tek bisedimet që nisin sot në Doha të Katarit.

Izraeli kërkon lirimin e 33 pengjeve, ndërsa Hamasi refuzoi pjesëmarrjen, duke thënë se s’do të ketë armëpushim pa tërheqjen e ushtrisë izraelite.

Tv Klan