Vendosjes së një takse për turistët i bashkohet edhe qyteti britanik i Edinburghut.

Autoritet po planifikojnë vendosjen një taksë turistike për turistët në mënyrë që t’i japë një zgjidhje të përkohshme problemit të madh të strehimit të krijuar nga turizmi masiv.

Edinburgu, si shumë destinacione të tjera të njohura turistike, është ndër qytetet me çmime veçanërisht të larta qiraje. Rreth  3,126 familje kanë mbetur pa shtëpi për shkak se ato jepen për turistët shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

Këshilli i Qytetit të Edinburghut do të bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar që do të prezantojë një taksë  ku vizitorët do të  paguajnë një taksë shtesë 5% ditore për akomodimin e tyre nisur nga korriku 2026.

Taksa do të vlejë për hotelet dhe dhomat me qira përmes faqeve të internetit si AirBnB. Do të përjashtohen  nga taksa vetëm vetëm  personat me aftësi të kufizuar dhe emigrantët.

Me të ardhurat nga taksat turistike, autoritetet vlerësojnë se mund të mbledhin deri në 58 milionë euro në vit, të cilat do t’i përdorin për të përmirësuar infrastrukturën publike si parqet, por edhe për të ndërtuar shtëpi të përballueshme për banorët.

Klan News