Juventus gjeti gjuhën e përbashkët me Atalanta për Teun Koopmeiners. Mediat italiane shkruajnë se është rënë dakord për 55 milion euro.

Mesfushori holandez luan në Serie A prej vitit 2021 kur u ble tek Alkmaar për 14 milion. Largimi i Szczesny nga Juventus është zyrtar. Ndërprerja e parakohshme e kontratës me portierin polak do të kushtojë 7 milion euro.

Te Roma diskutohet ende për të ardhmen e sulmuesi Paulo Dybala, i cili ka një mundësi të mirë nga Arabia Saudite. Al Qadsiah i ofron një kontratë 3-vjeçare dhe 45 milion euro në total pagë, ndërsa klubi italian përfiton 15 milion.

Youssouf Fofana duket se është më pranë se kurrë Milan. Oferta për mesfushorin e Monaco është rreth 20 milion euro.

Tv Klan