Kjo foto e ish-bashkëshortes së ish-presidentit të Argjentinës e cila shihet e dhunuar tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja pak ditë më parë.

Tani ato po zbulojnë detaje të reja nga akuzat që rëndojnë mbi Alberto Fernandez.

Javën e kaluar, ish-zonja e parë Fabiola Yáñez, 43 vjeç, paraqiti një  padi  ku akuzonte 65-vjeçarin se  kishte ushtruar dhunë fizike gjatë marrëdhënies së tyre, e cila përfundoi pasi ai u largua nga detyra në 2023.

Në dëshminë e dhënë nga Spanja, ajo  thotë se  ka përjetuar dhunë psiokologjike dhe e akuzon ish-presidentin argjentinas se e ka detyruar të kryejë abort.

Jo vetëm kaq por ajo e  akuzon  për raste të shumta të tradhtisë bashkëshortore. Në padi ajo thotë se ish-bashkëshorti i saj e tradhtoi me disa gra që dyshohet se e vizituan atë në rezidencën presidenciale në Olivos, Buenos Aires.

Fernandez mohon të gjitha akuzat ndërsa në një intervistë të publikuar në fillim të kësaj jave, ai pretendoi se syri i zi i zonjës Yáñez ishte rezultat i një trajtimi kozmetik. Zyra e prokurorisë federale të Argjentinës akuzoi zyrtarisht ish-presidentin të mërkurën. Atij i ndalohet largimi nga vendi gjatë kohës që zhvillohen hetimet.

Klan News