Turizmi mbylli vende pune që në Mars, paralajmërojnë dhe prodhuesit

Më shumë se gjysma e kompanive prodhuese deklarojnë se për muajin Prill nuk do të kenë fuqi për të dhënë pagat e punonjësve. Në një sondazh të zhvilluar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë me 100 sipërmarrje, rezulton se 63% e ndërmarrjeve rrezikojnë dhënien e rrogava këtë muaj, ndërsa 18% janë shprehur se edhe për pagesat e Marsit kanë patur vështirësi.

Sektori i cila ka patur goditjen më të madhe, hoteleri-turizimi, ka nisur që në fund të muajit Mars shkurtimin e vendeve të punës. Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Turizmit, shprehet se kompanitë kanë dy probleme me të cilat po përballen, pagesat e stafit dhe të prenotimeve që janë anuluar.

Kapaciteti prodhues i kompanive në Shqipëri ka rënë ndjeshëm. Gjysma e tyre rezultojnë të mbyllura ose me kapacitet të reduktuar. Bizneset bëjnë thirrje për ndihmë dhe masa në mënyrë që të mos falimentojnë.

63% e bizneseve janë shprehur se nëse situata do të zgjatë më shumë se dy muaj, aktiviteti i tyre do të mbyllet, ndërsa turizmi po përballet që tani me mbyllje masive, e cila ka ardhur edhe si rezultat i goditjes që morri nga tërmeti.

Tv Klan