“Tregoi se 3 vendet janë serioze në rrugën evropiane”

Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar një takim me ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili, sipas një komunikate të Qeverisë, në takim e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme nismën “Ballkani i Hapur”.

 “Qëllimet që synohen përmes projektit “Ballkani i Hapur” për lidhjen e rajonit në një treg të përbashkët dhe nivele të tjera, do t`u sjellë përfitime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe do të jetë ndihmës i procesit të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. “Ballkani i Hapur” është nismë kundër axhendave nacionaliste dhe me këtë, 3 vendet ia bëjnë qartazi me dije BE-së se janë seriozisht të përkushtuara drejt të ardhmes dhe rrugës evropiane.”

Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, ka njoftuar se në Shkup vjen në emër të Institutit të tij për ndryshime globale që fokusohet në mbështetjen për zhvillimin teknologjik të vendeve që kanë ambicje të jenë kompetitive dhe në hap me vendet progresive teknologjike.

Kryeministri Zaev, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, ka mirëpritur vizitën e Tony Blair-it, e cila vjen në kohë të duhur për vendin dhe rajonin, veçanërisht në përcaktimin për digjitalizimin e përshpejtuar të vendeve nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, si hap i domosdoshëm për realizimin e qëllimeve të nismës.

Në takim, u theksuan edhe përfitimet e RMV-së me digjitalizimin në pjesën gjatë menaxhimit me COVID-19, respektivisht vënien në funksion të databazave pë regjistrimin dhe verifikimin e qytetarëve që vaksinohen. 

Tv Klan