Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti mbrëmë në Izrael në një tentativë ndoshta të fundit, siç thotë ai, për të arritur një armëpushim mes izraelitëve dhe Hamasit.

Gjatë një takimi me Presidentin izraelit Isaac Herzog, Blinken theksoi rëndësinë e një këtij momenti vendimtar.

“Kjo është ndoshta mundësia më e mirë, ndoshta e fundit, për të kthyer në shtëpi pengjet izraelite, për të arritur një armëpushim dhe për të krijuar një rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, u shpreh diplomati i lartë amerikan.

Blinken tha se Presidenti Joe Biden e kishte dërguar në Izrael për të përmbyllur këtë marrëveshje.

“Është momenti që të kryhet. Është gjithashtu koha për t’u siguruar që askush të mos ndërmarrë asnjë hap që të prishë këtë proces. Po punojmë që të mos ketë përshkallëzime, të mos ketë provokime”, theksoi Blinken.

Sekretari amerikan do të takohet edhe me Kryeministrin izraelit Netanyahu.

Kjo është vizita e 9-të e Sekretarit Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 Tetor.

Presidenti izraelit, në fjalën e tij gjatë takimit me Blinken, tha se dëshirojnë kthimin sa më shpejt në vend të pengjeve që mbahen në Gaza. /tvklan.al