Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe shndërruan në lumenj disa pjesë të Vjenës duke shkaktuar dëme të mëdha.

Përrenjtë morën përpara makinat nëpër vendpushimin e skive St Anton në Austrinë perëndimore. Ndërkohë, reshjet rekord goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit. Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 milimetra shi për metër katror, ​​që meteorologët në Vjenë e kanë cilësuar si një rekord për Gushtin.

Një grua u tërhoq zvarrë nën një autobus nga forca e përmbytjeve në zonën Doebling në veri të qytetit dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet iu përgjigjën më shumë se 450 emergjencave pasi reshjet shkaktuan kaos dhe ndërprenë transportin hekurudhor.

Ndërkaq temperaturat e larta kanë nxitur zjarre në Trabazo në provincën Zamora të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë. Zjarri dogji mbi 200 hektarë detyroi evakuimin e banorëve të qytetit aty pranë Sejas de Aliste dhe mbylljen e një rruge nacionale.

Njësia e emergjencës ushtarake spanjolle (UME) iu bashkua përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.Më shumë se 50 zjarrfikës dhe të paktën 5 helikopterë dhe aeroplanë vazhdojnë të punojnë në vend për të kontrolluar zjarrin.

Klan News