Më shumë se 20 persona kanë mbetur të lënduar pasi një rrotë Ferris u përfshi nga flakët gjatë  një festivali muzikor në Gjermani pranë qytetit të Leipzig.

Sipas pamjeve të qarkulluara nga mediat e huaja shihet që dy nga kabinat e rrotës kishin marrë flalë. Autoritet bëjnë të ditur se rrota mori flakë rreth orës 21:00 me orë lokale, për arsye ende të paqarta.

Në një deklaratë të tyre thuhet se katër persona kanë djegie dhe lëndime të tjera në trup për shkak të incidentit, ndërsa një tjetër është duke marrë trajtim në spital për rënie, pasi u hodh nga një lartësi.

Ndërkaq mes 20 të lënduarve 18 prej tyre ndodhen në spital për djegie dhe asfiksi nga tymi i zjarrit. Reperi gjerman Ski Aggu po performonte në skenë në Festivalin Highfield në momentin që rrota e Ferrisit u përshi nga flakët.

Pak minuta pas incidentit të ndodhur ai bëri një reagim në rrjetin e tij social Instagram ku u shpreh se ishte i tronditur.


/tvklan.al