Lajme Arkiva 2003

Gjatë gjithë javës është diskutuar mbi kushtet e vendosura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për kalimin  ligjit në parlament për mbylljen e duty free shopeve ose ndryshe dyqaneve pa taksa. Pas debateve dhe diskutimeve të shumta ajo ka arritur të kalojë gjatë fundjavës në parlament. Duty free shop-et dhe të gjitha magazinat në kufi do të mbyllen ky është vendimi i marrë nga shumica e deputetëve.

Mbyllja e dyqaneve pa taksa ishte kushti që duhej plotësuar për të vazhduar marrëveshjen me fondin monetar ndërkombëtar.

Policia Tatimore ka nisur aksionet në të gjitha pikat e lojërave të fatit ajo ka vendosur gjoba dhe ka mbyllur aktivitete të këtyre qendrave që kanë shkelur lejet e marra apo kanë abuzuar me licencën. Në kryeqytet ka qëndruar e mbyllur që nga fundjava e parë e deri në mes të kësaj jave Pub Rozafa Palace.

Pas kontrollit të imtësishëm që Policia Tatimore zhvilloi këtu vendosi një gjobë 500 milion lekëshe për lojëra fati të palicensuara. Drejtuesve të kësaj qendre të lojërave të fatit nuk u është komunikuar kjo gjobë. Biznesit më të madh të argëtimit të njerëzve pushoi së punuari për pak ditë dhe aktiviteti i Bar-it nisi gjatë fundjavës, pas ballafaqimit të lejeve dhe detyrimeve ligjore, por pjesa e lojërave të fatit vazhdon të jetë e mbyllur.

Pronarët e saj presin rezultatet zyrtare për kontrollin tatimor.

Për të parën herë është hapur në mes javë një Bankë Shqiptare me kapital 100% privat. Credins Sh.A k funksionuar si një institut financiar 1 vit e gjysmë më parë dhe vetëm tani këshilli drejtues i Bankës Kombëtare të Shqipërisë morri vendimin e licencimit paraprak të saj.

Sipas drejtuesve kjo bankë e quajtur Credins SH.A. do tu vijë në ndihmë biznesmenëve dhe do të krijoj lehtësira pasi pritet të kryejë të njëjtat shërbime si çdo bankë shqiptare. Hapja e kësaj banke konsiderohet si një eveniment historik për zhvillimin ekonomik të biznesit vendas.

Policia elektrike në Elbasan gjobit me 47 milion lekë të vjetra SH.A. elektrikun e Elbasanit. Shkak për gjobën në fjalë ka shërbyer verifikimi i humbjeve të mëdha në masën 87.8% të energjisë në kabinën ku furnizoheshin ambientet në godinën në të cilën janë vendosur zyrat e elektrikut.

Njëri prej inspektorëve të policisë elektrike nuk ka përtuar ti faturoj një gjobë me shumën 47 milion lekëshe elektrikut të Elbasanit.

Luhatje të vazhdueshme dhe me shumë rënie të monedhës amerikane janë vërejtur gjatë gjithë kësaj jave. Monedha amerikane ka arritur të vlerësohet gati një cent ndaj monedhës së përbashkët tre ditë më parë. Pikë të cilat i ka humbur shume shpejt në fundjavë dhe është shitur më poshtë se monedha e përbashkët evropiane./tvklan.al