Prania e tifozëve në stadiumet e Europës është rritur me 7% në sezonin 2023-2024 në krahasim me të mëparshmin sipas raportit të publikuar nga UEFA. Në total 221 milionë ishin spektatorët në kampionatet kombëtarë dhe turnetë kontinentalë për klube për meshkuj e femra.

Gjysma e tyre është për ekipet e ligave të para ku në krye të renditjes është Anglia me 14 milionë e 700 mijë tifozë vetëm te futbolli i meshkujve. Më pas vijnë Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca. Kategoria Superiore numëron 242 mijë spektatorë sipas të dhënave zyrtare dhe vendoset në vendin e 35 në Europë, duke u ngjitur 1 më lart se sezoni i mëparshëm.

Derbi i Kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka patur më tepër vëmendje, me 13500 shikues. Interes në rritje në Europë ka për futbollin e femrave që në rang klubesh është ndjekur nga 3 milionë e gjysmë spektatorë, një rritje me 17% në krahasim me sezonin 2022-2023.

Tv Klan