“Nuk negocioi kushtet, nuk mori plotfuqinë te Presidenti”

Partia Demokratike akuzon qeverinë se shkeli Kushtetutën duke mos negociuar huanë me Fondin Saudit të Zhvillimit për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës  Vlorë-Orikum. Sipas selisë blu, anulimi i fondeve për projektin e rrugës së Vlorës është i parregullt dhe se negociatorët duhet të merrnin plotfuqinë nga Presidenti i Republikës.

“Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit. Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë për të negociuar”.

Sipas demokratëve, ministrja e Financave, Anila Denaj, nxori blof Ramën dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.  

Tv Klan