E ftuara e natës “Blue” ishte Inva Mula, një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Ajo ka studiuar në shkollën 8-vjeçare “Jordan Misja” për piano dhe më pas për kanto. “Fëmijëria ime ka qenë vendimtare në zbulimin e dashurisë së fortë për artin. Siç mësova lojërat për fëmijët ashtu mësova dhe muzikën.”

Duke sjellë ndër mend çdo gjë përsa i përket karrierës së saj, Inva kujtoi me detaje që nga mbërritja për herë të parë në Francë, vështirësitë e hasur atje dhe se sa ndryshe ishte Franca e realitetit nga ajo që Inva kishte lexuar në libra.

Rrëfimi nuk kishte si të mos ndalte tek familja dhe tek martesa me Pirro Çakon. “Pirron e kam njohur gjithnjë. Prindërit tanë ishin kolegë dhe kemi qënë gjithmonë bashkë. Momentin kur ne vendosëm të ishim jo shokë, por diçka më shumë ishte një mrekulli.”-tha ajo./tvklan.al