Në Maqedoni reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi. Situatë më e vështirë paraqitet në disa fshatra të Malësisë ku lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me pajisje adekuate dimërore. Ndërkohë, policët kufitarë të cilët disa ditë ishin bllokuar nga bora në stacionin policor në Tanushë, tashmë janë kthyer në shtëpi.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa fshatra malore. Derisa organet kompetente thonë se punojnë pandërprerë për të pastruar akset rrugore, qytetarët theksojnë të kundërtën. Ata shprehen se lëvizja mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore.

Ndërkohë, policët kufitar që disa ditë ishin bllokuar nga reshjet e borës, në stacionin policor në Tanushë, në kufirin Maqedoni-Kosovë, tashmë janë kthyer në Shkup. Policia ka njoftuar se lëvizja e tyre ka qenë e pamundësuar për shkak të borës që kishte arritur deri në 2.5 metra. Ata gjatë ditës me helikopterë ishin transferuar për në Shkup.

Tv Klan