Xhamajka nuk arriti dot të kualifikohet në finalen e 4×100 metrave për meshkuj, duke dështuar për herë të parë pas 20 vitesh.

Një garë e dobët e atletëve të saj, që gabuan në 2 dorëzimet e para të stafetës dhe akoma më keq në të fundit, duke e mbyllur garën gjysmëfinale në vendin e katërt.

Ekipi nuk kishte Oblique Seville, i cili është i dëmtuar, por edhe Kishane Thompson nuk arriti të bëjë shumë si vrapuesi i fundit.

Xhamajka po has gjithmonë e më shumë probleme në këtë disiplinë qëkur Usain Bolt u largua nga sporti pas Rio 2016. Xhamajka përfaqësohet në Paris 2024 me 58 sportistë, nga të cilët 54 janë atletë.

Tv Klan