Frika është hedhur pas krahëve nga Lamecha Girma. Atleti etiopian, i cili u rrëzua në mënyrë të tmerrshme në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për meshkuj është drejt rikuperimit.

Rënia e tmerrshme në xhiron e fundit shkaktoi panik dhe frikë, pasi goditja me pengesën bëri që të binte keq në pistë.

Tashmë situata është normalizuar dhe trajtimi i marrë në pistë, por edhe në spital ka bërë që Girma të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rekordmeni botëror u rrëzua rreth 200 metra larg nga vija e finishit dhe për disa çaste qëndroi i shtrirë, me mjekët që konfirmuar se kishte humbur edhe vetëdijen.

Lodhja duket se ka ndikuar tek përqendrimi i atletit për të mos u fokusuar siç duhet dhe dështuar që të jetë në zonën e medaljeve.

23-vjeçari vendosi rekord botëror në këtë disiplinë vitin e kaluar në Paris, me 7 minuta, 23 sekonda e 81 të qindat.

Klan News