“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë”

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale. Deklaratën ai e bëri përpara një takimi të ministrave të jashtëm që po mbahet në Bruksel.

“Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin palët duhet ta shqyrtojnë”, tha Borrell pa dhënë më shumë detaje për propozimin.

Tensioni mes Prishtinës dhe Beogradit mbetet i lartë për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për riregjistrimin e targave serbe të makinave. Kjo nuk është pranuar nga serbët e veriut të cilët kanë lënë institucionet.

Tv Klan