Në 100 shtretër, asnjë pacient i shtruar

Për herë te parë pas 4 muajsh, Spitali Covid4 në Tiranë është bosh. Në 100 shtretër të spitalit nuk ka asnjë pacient të shtruar.

Spitali Covid 4 u hap në fund të muajit Nëntor për shkak të numrit të lartë të pacientëve me Covid dhe vepronte si strukturë mbështetëse për spitalin infektiv së bashku me stafin e spitalit Covid 1.

Autoritetet shëndetësore thonë se kjo strukturë nuk do të mbyllet, por do të vijojë të qëndrojë ne gatishmëri për pacientët me Covid.

Aktualisht ne 3 spitalet Covid në Tiranë janë afro 190 paciente të shtruar, ndërsa në tre spitalet rajonale janë 57 pacientë te shtruar.

Për shkak të pandemisë në Shqipëri u vendosën në dispozicion 600 shtretër në 4 spitalet Covid në Tiranë për pacientët me koronavirus dhe 241 shtretër në tre spitalet rajonale, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

Tv Klan